Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç, në rrugën “5 Maji”.
Ndërkohë raportohet se shënjestër e plumbave ka qenë i riu Nardi Abazi.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën.