Gëzim Dodoli, 59 vjeç, është shqiptari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së enjtes në Itali nga fqinji i tij. Mediat atje kanë bërë publik edhe emrin e autorit të ngjarjes së rëndë. Ai është Sandro Mugnai, 53 vjeç.
Një dhunë e verbër për të cilën mbetet ende e paqartë se nga e ka origjinën. Gëzim Dodoli u qëllua për vdekje me pushkë nga Sandro Mugnai pasi shqiptari tentoi t’i shkatërronte shtëpinë me ekskavator.
Ngjarja e rëndë ndodhi në San Poli, në Arezzo, një zonë e qetë ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin.