Muamer Bercaj 26 vjeç, nga Malesia e Madhe është arrestuar nga policia malazeze teksa në kufirin tokësor mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ka tentuar të transportoje 40 kg “mall”.
Sipas policisë së vendit fqinj 26 vjeçari, është vëzhguar për disa ditë dhe në momentin e transportimit ai është ndaluar nga policia malazeze, raportojnë mediat.
Ndërsa në këtë veprimtari ai ka qenë i shoqëruar edhe nga 2 persona tjerë të cilët kanë arritur të largohen dhe të kthehen në brendësi të territorit shqiptar.