Një ngjarje fatale, me në qendër një familje shqiptare, ka ndodhur mbrëmë në Civitella del Tronto të Italisë.
Natën e kaluar, shqiptari i quajtur Dritan Çobo 47 vjeç, në gjendje të rënduar pasi kishte humbur punën për shkak të izolimit nga virusi, ka mbyllur në banesë gruan e katër fëmìjët e ka téntùar që t’i djégë ata me benzinë. Mirëpo, áksidentalisht, ai ka djégur veten dhe për rrjedhojë ndërroi jetë.
Mediat italiane shkruajnë se një nga djemtë e familjes ka shpëtuar motrat dhe nënën, duke i nxjerrë jashtë pa pësuar djégie.
Pasi ngjarja mori përmasa të mëdha, fqinjët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikëset, që shkuan në vendngjarje. Kur policia shkoi atje, Dritan Çobo ishte i pajetë jashtë shtëpisë.
Gruaja 37 vjeçe kishte probleme me frymëmarrjen. Ajo është dërguar urgjentisht në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Tre fëmijët e çftit, përkatësisht 20, 19, 17 dhe 5 vjeç fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim.