Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në verandën e një banese në rrugën “Ndoc Martini” në Tiranë.
Bëhet me dije se lënda plasëse është hedhur në banesën Demir Carës, 34-vjeç. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Mësohet se banesa ishte marrë me qira nga i riu.
Shpërthimi ka shkaktuar thyerje të xhamave në banesë dhe dëme të tjera, të vogla materiale. Policia tani po heton për të konflikte të mundshme të Carës apo pronarit të banesës që ai kishte marrë me qira.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.