Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së martës në superstradën Lezhë-Shkodër ku një makinë ka përplasur një motor.
Drejtuesi i motorit, 47-vjeçari Mikel Marashi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kryqëzimi “Gocaj”. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit teksa pritet një njoftim zyrtar nga policia.