Policia italiane ka arrestuar një 41-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për disa vepra të rënda penale në shtetin fqinj.
Ai është shtetasi Altin Arapi, i cili akuzohet për vrasjen e një senegalezi në vitin 2014. Arapi së bashku me 4 persona të tjerë ekzekutuan me armë shtetasin senegalez Alioune Sylla për shkak se kishte mërzitur disa nga prostitutat nën administrimin e shqiptarëve.
Arapi rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë italiane për këtë krim. Ai u dëbua në prillin e këtij viti nga Italia, pasi konsiderohej i rrezikshëm, por dhe për shkak të episodeve të tjera kriminale që ishte protagonist në zonën e Torinos. 41-vjeçari rezulton të jetë rikthyer sërish në mënyrë ilegale, ku dhe u arrestua sërish.
Arapit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në pritje të gjykimit. Seanca e radhës tashmë është caktuar për 12 janarin e viti të ardhshëm.