Një 58-vjeçar, Ndoc Nika, i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja si i zhdukur është gjetur i vdekur pranë Urës së Bunës.
Ai u denoncua para disa ditësh si i zhdukur nga gruaja e tij. S’dihen ende rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa mësohet se lëvizte me karrocë për invalidë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari Ndoc Nika, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.
Për shtetasin Ndoc Nika, më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.
Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.