Një i dënuar është vetëvarur brenda ambienteve të qelisë ku po vuante dënimin në burgun e Durrësit. 44-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, por ka humbur jetën.
Roland Hasani raportohet se ishte i dënuar me 14 vite burg për vrasje. Raportohet se ai ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike, pasi vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhur në dhomën e tij në burgun e Durrësit. Brenda qelisë ka qenë edhe një tjetër i dënuar, i cili në ato momente ishte qenë në gjumë.
Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është dërguar me urgjencë për në spitalin me Durrësit me shenja të pakta jete.
Mjekët e kanë futur në sallën e operacionit, por 44-vjeçari nuk ia ka dalë dot. Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar se si ndodhi ngjarja.