Mario Muka, 32-vjeç është shqiptar i ekzekutuar në Gjermani me armë zjarri. Sipas News 24, ai ishte pronari i pike karburanti në “Katër rrugët e Shijakut”. Ai kishte emigruar drejt Gjermanisë katër vite më parë, në 2018-ën.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij krimi të rëndë.
Sipas të dhënave që ka bërë publike “Bild”, bëhet me dije se ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 19:50 minuta të së hënës.
32-vjeçari shqiptar ka qenë duke u kthyer në banesë, me një biçikletë, në momentin kur është sulmuar nga dy persona.
Ai është qëlluar me katër plumba nga mbrapa, një prej të cilëve e ka kapur në pjesën e kokës duke i marrë jetën në vend.