Shqiptari i shenjestruar me dy plumba në Romë të Italisë është identifikuar si Gentian Kasa. 45 vjeçari me origjinë shqiptare u që.llua për vd.ekje të shtunën në mbrëmje në Romë në zonën Nuovo Salario-Fidene.
Ndaj tij u organizua një pritë sapo doli nga shtëpia për t’u rikthyer në qelitë e burgut. Dy plumba e kapën atë në pjesën e kokës dhe gjoksit duke lënë pa jetë menjëherë.
Veprat penale për të cilat Gentian Kasa ishte gjykuar kanë të bëjnë me trafikun e dr.ogës, vjedhjet dhe pranimin e mallrave të vjedhura, shkruan “La Repubblica”. Ai ishte prangosur si në vitin 2011 për drogë po në Romë dhe në 2014 në Ankona.