Një 29 vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident të rëndë në punë në Livorno. Mediat italiane shkruajnë se i riu Romario Spaneshi, ndërroi jetë pasi u shtyp nga vinçi i kompanisë në të cilën punonte.
Tragjedia ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit. Nga rindërtimi paraprak i ngjarjes, duket se drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë i futi marshin e kundërt, kur goditi të riun shqiptar, për të cilit fatkeqësisht nuk kishte asgjë për të bërë.
Urgjenca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por vetëm sa konfirmuan vde kjen e 29 vjeçarit. Policia shkoi në vendin e aksidentit për të sqaruar rrethanat.