Policia e Luksemburgut njoftoi të mërkurën nisjen e fushatës së Europolit “BE Most Wanted 2022”. Autoriteti po kërkon ndihmë për gjetjen e të arratisurve që po kërkohen nga rrjetet Europol dhe Enfast në Evropë.
Aktualisht janë katër burra në këtë listë që kanë kryer krime në Luksemburg, mes tyre edhe një shqiptar.
Katër burra janë aktualisht në kërkim për krime të kryera në Luksemburg, Zarko Pijanoviç, Rigo Wendt, Abdullah Khodor dhe Edinjo Pulti, shqiptar, me origjinë nga Shkodra.
36-vjeçari Pulti mësohet se ka tentuar një vrasje në Luksemburg në shkurt të vitit 2020. Sipas informacioneve nga Europol, ai aktualisht fshihet në Shqipëri, ndërsa kërkimet për të vazhdojnë.