Një i mitur 14-vjeçar ka përplasur për vdekje me makinë një 60-vjeçar që udhëtonte me motoçikletë. Viktima është identifikuar si Frrok Lika. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore në vendin e quajtur ishull Lezhë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.