Personi që shihni në foto (majtas) është i shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i vrasjes në Kavajë.
Bëhet me dije se sipas policisë, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Habib Rexha.
Arian Gosa (djathtas në foto) u ekzekutua me një plumb në kokë, teksa ndodhej në një lokal duke konsumuar kafe me babanë e tij.
Sipas policisë, shkak i kësaj vrasjeje është hakmarrja, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.