23-vjeçari Ernejt Shyti është autori i vrasjes së ndodhur pak ditë më parë në mes të Tiranës, ku u ekzekutua shtetasi Behar Sofia.
Burimet bëjnë me dije se autori e ka pranuar vrasjen dhe gjithashtu ka thënë për blutë se e ka kryer ekzekutimin me pagesë, i porositur nga dikush tjetër.
Në pranga kanë rënë edhe dy të rinj të tjerë nga Fushë Kruja që e kanë kontraktuar autorin e vrasjes dhe një person i katërt që ka kryer rolin e vëzhguesit për të gjetur momentin e për të kryer vrasjen.
Ernejt Shyti u ndalua ne Mal te Zi dhe u soll dje në mesditë në Tiranë.