Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brescia të Italisë, ku 52-vjeçar shqiptar, Nazmi Morina, ndërroi pasi mbi të ra ngarkesa e një vinçi që peshonte mbi një ton, ndërsa ishte në orarin e punës. Shqiptari ishte i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Ai është viktima e radhës, në një punë e cila ka sjellë tragjedi pafund.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 17:30 në kantierin e ndërtimit të RSA me emrin Carlo Frigerio dhe të menaxhuar nga Fondazioni Riunite Onlus Bassa Occidentale: puna për efiçencën e energjisë ishte duke u zhvilluar, duke përfshirë zëvendësimin e dritareve të vjetra. Pikërisht gjatë shkarkimit me vinç të një palete me materiale të reja, ka ndodhur tragjedia.
Nazmi Morina, punonjës i Aurora Costruzioni të Orzinuovit, në atë moment po punonte në kantier: askush nuk e ka parë çastin dramatik. Personi i parë që ngriti alarmin ishte një nga vullnetarët e shumtë që bashkëpunonte me RSA dhe që me sa duket vuri re diçka të pazakontë. Brenda pak minutash në vendngjarje shkuan punonjësit mjekësorë dhe një ambulancë e Kryqit të Gjelbër, Brigada e Zjarrfikësve, Karabinierët e Verolanuova, teknikët e shërbimit Psal të Ats (shërbimi i Parandalimit dhe Sigurisë në vendin e punës), të cilët sipas praktikës, me mbështetjen e personelit ushtarak të pranishëm, nisën punën në terren.