Një aksident fatal është regjistruar në afërsi të Casertano në provincën Frosinone të Italisë, ku një djalë me origjinë shqiptare humbi jetën.
Viktimë e aksidentit të tmerrshëm është një 22 vjeçar banues në Cassino-Formia, i identifikuar si Alessio Veseli.
“Alfa Romeo” e drejtuar nga i riu, që ishte nisur për në punë në Formia u përplas me një kamion që vinte në drejtim të kundërt.
Pas përplasjes makina doli nga rruga duke përfunduar në një kanal. Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për të nxjerrë të riun nga llamarina e mjetit, por fatkeqësisht tashmë nuk kishte asgjë tjetër për të bërë për të. Karabinierët po hetojnë aksidentin.