Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një burg në Francë, ku është vetëvrarë një shqiptar.
Mësohet se është vetëvrarë në burg 24-vjeçari shqiptar, i identifikuar me emrin Donald Dishmeta.
I riu shqiptar ishte përfshirë në akte dhune dhe kishte qenë protagonist i tyre një javë ose 10 ditë para se të kryente aktin e rëndë.
Pas kësaj, autoritetet franceze e kishin futur atë në izolim, vend ku dhe është vetëvrarë.
Raportohet se trupi i 24-vjeçarit do të mbërrijë sot në atdhe, ndërsa familjarët pretendojnë se i riu është vrarë, ndaj dhe pritet të kërkojnë një kryerje të autopsisë edhe këtu, për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes.
Ngjarje të tilla të rënda, ku janë përfshirë bashkëkombasit tanë, janë raportuar disa herë veçanërisht në Francë.