Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara, me origjinë nga Shkodra, 43-vjeç, është gjetur i pajetë në një zonë në fshatin San Carlo Cavanese (Torino).
43-vjeçari është i qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është gjetur pasditen e djeshme në tokë, pak hapa larg një makine station wagon të parkuar përgjatë një fushe të hapur.
Fatmir Ara rezultonte i zhdukur që prej 2 shtatorit. Ndërkohë ditën e djeshme karabinierët e kompanisë Venaria, gjatë kërkimeve e gjetën atë në një fushë të San Carlo Canavese, në fshat.
Sakaq hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas, e cila po shtrin hetimet në disa pista.