Nuk ka zgjatur shumë kohë vakanca e pozicionit të drejtorit të Qendrës së Zhvillimit Shkodër. Me 29 prill 2024, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, u betua si këshilltar i PD- së zyrtare Fatmir Vojvoda, i emëruar drejtor i Qendrës së Zhvillimit Shkodër nga kryebashkiaku Benet Beci, pasi më herët ishte shkarkuar nga kryebashkiaku Bardh Spahia. Më herët, atij i është dashur të japë dorëheqje nga posti i drejtorit për të marrë atë të këshilltarit.
Ditën e sotme, ka marrë zyrtarisht detyrën si drejtor i Qendrës së Zhvillimit Shkodër Ardit Dibra. Para këtij pozicioni, ai ka qenë administrator i banesave sociale të Bashkisë Shkodër dhe përgjegjës i Konvikteve të Bashkisë Shkodër.