Policia e Vlorës ka kapur autorin e dýshuar të ngjarjes në Vlorë, ku pas një shérri humbi jetën një 25-vjeçar. Bëhet fjalë për pesëmbëdhjetëvjeçarin me inicialet G.T., i cili shénjestroi me mjet prérës pranë zemrës Aleksandër Petanajn, i cili ndërroi jetë në spital.
Gjithçka ndodhi pas një sherri që i pesëmbëdhjetëvjeçari kishte me vëllain e víktimës, 18 vjeç. Mësohet se 25 vjeçari kishte ndërhyrë që të shuante shérrin, ndërsa ndodhi tragjedia.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme.
Më datë 18.06.2020, rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prérës, shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.
Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta, hetimore dhe profesionale u bë identifikimi në kohë rekord, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një kónflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka góditur me mjet prérës (thíkë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.