Një plagosje raportohet se ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. Sipas raportimeve nga deshmitarë në vendngjarje, plagosja ka ndodhur pak metra në kryqëzimi i lagjes Rus, në hyrje të rrugës drejt Koplikut, në zonën e Dobraçit.
Nga foto e dërguara në redaksinë e ShkodraWeb, shihet vendi ku ka ndodhur plagosja e një personi, pranë një pike karburanti. Personi është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Nga informacionet paraprake, i plagosuri është identifikuar si Dedë Pllanaj, i afërm i Bardhok Pllanaj, i ekzekutuar një vit më parë, 4 prill 2022, afër vendit ku ndodhi ngjarje sonte. Policia e Shkodrës është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e asaj që ka ndodhur.
Pranë pikës së karburantit, është edhe një pallat në ndërtim, pronë e të ndjerit Bardhok Pllanaj. Pritet njoftimi zyrtar i policisë së Shkodrës lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç” Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Dedë Pllanaj 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e autorit/ve zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.