Një ngjarje e rendë është regjistruar në fshatin Shkjezë të Bashkisë Vau i Dejës.
Një person është gjetur i pajetë në rrugë me pl ágë në pjesën e kokës. Sipas burimeve personi është Gjin Ndoji i moshës 27 vjeç, teksa trupi i tij i pajetë është gjetur rreth orës 05:55 të mëngjesit të kësaj të diele. 27 vjeçari rezulton me dy mbiemra, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të ár mës së zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një makinë të djegur dhe dysjimet janë se ajo ësht e autorëve të ngjarjes së rëndë. Një nga pistat e mundshme që po ndjek policia, bazuar mbi të kaluarën e 27 jeçarit, është ajo për motive hakmarrje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja kallashnikovi si dhe mjeti BMW që i riu duket se kishte marrë me qira.