Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë hartuar një plan masash pas situatës së shpërthimit epidemik të fruthit ne vendin tone. Mesohet se janë vaksinuar 10 mijë fëmijë dhe të rritur të ditëlindjeve ’80-‘90, për të cilët MSH vijon apelin për t’u vaksinuar sërish.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjen rastin të përsërisë apelin për të gjithë prindërit, që të mos hezitojnë të kryejnë vaksinën për fëmijët e tyre si dhe personat që i përkasin ditëlindjes ’80-’90 të vaksinohen sërish, për të mbrojtur veten dhe njerëzit përreth nga sëmundja e fruthit”.