Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 34 vjeçarin Erdet Çapoku që mas.akroi me sende të forta kunatën e tij. Gjykata vlerësoi se ka prova të mjaftueshme që i dyshuari ka vr.arë 38 vjeçaren. Duke iu referuar rrezikshmërisë së veprës penale dhe rrezikshmërisë së personit, kërkesa e prokurorisë për arrest në burg është e drejtë dhe duhet pranuar.
Gjatë seancës, Çapoku pranoi akuzën e prokurorisë. Ai ka shtuar se nuk mban mend ngjarjen konkretisht, por ka treguar se prej kohësh ka pasur sherre me kunatën pasi ka investuar dhe ata nuk e kanë pranuar në shtëpi.
Avokati kërkoi vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e “Arrest në burg” për 30 ditë dhe ti bëhet akt ekspertimi për gjendjen psikologjike të të dyshuarit.
MUND TË LEXONI EDHE:
FOTO – Policia vë në pranga 38 vjeçarin, i mori jetën me mjete të forta kunatës mbrëmjen e kaluar…