“Ankaraja ka gati 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq nga Shqipëria, por vendi yne i ka refuzuar ne heshtje keto kerkesa”. Njoftimin e dha mbrëmë në emisionin “JAVA” ne RTSH analisti Lorenc Vangjeli, teksa ishte pjese e një debati për ndikimin në Shqipëri të neootomanizmit si tendencë e poltikës së jashtme të Turqisë erdoganiste, ku ishin të ftuar edhe studiuesi Pirro Misha dhe imami i xhamisë së Ethem Beut në Tiranë, Elton Karaj.
Lorenc Vangjeli tha se “nga informacionet e mia janë rreth 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq me banim në Shqipëri paraqitur nga Ankaraja që i akuzon ata si mbështetës të klarikut Guilen. Shqipëria i ka refuzuar në heshtje këto kërkesa”.
Studiuesi Pirro Misha, i njohur për artikujt e tij që analizojnë dhe kundërshtojnë zbatimin në Shqipëri të doktrinëns neootomane e cila doli në skenë me ardhjen në pushtet të Erdoganit dhe fluksit të tij politik e religjioz, tha se për shkelësit e ligjeve të vendit Shqipëria duhet të mbajë qëndrimin e përcaktuar në ligjet dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare, por nuk duhet të futet në konfliktin mes Erdioganit dhe Guilenit.
Misha theksoj se marrëdhniët e Shqipërisë me Turqinë kanë rëndësi të veçantë dhe duhen zhvilluar nga të dyja palët, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria tu ndezë dritën jeshile politikave të frymës neootomane. Kjo do të ishte antihistorike dhe në kundështim me orjentimin perëndimor të shumicës dërmuese të shqiptarëve.
Misha e vlerësoi shumë shqetësues përjashtimin e krerëve të Komunitetit Mysliman nga një veprimtari në Tiranë ku mori pjesë Presidenti i Turqisë, Erdogan, me justifikimin se ata janë guilenistë.
“Këto ndarje nuk ndjehen në radhët e besimtarëve tanë. Ata vinë në xhami për tju falur zotit. Feja myslimane është universale por ajo ka edhe karakteristika t e vendit, që ne i mbrojmë e dhe i zhvillojmë”, deklaroi Imami i xhamisë së Ethem Beut, Elton Karaj.
“Kam përshtypjen se Presidenti i një vendi mik si Turqia, zoti Erdogan, është në keqkuptim të me dy kryeqytetet politike të shqiptarëve, me Tiranën dhe Prishtinën”, tha ananlisti Preç Zogaj.
“Kërcënimët e tij kundër kryeministrit Haradinaj ishin të papranueshme. Besoj se në Tiranë i tundin kokën për oportunizëm, por Tirana nuk do të ekstradojë asnjë guilenist jashtë sintonisë me partnerët tanë perëdimorë, SHBA dhe vendet e BE-së”, nënvizoi Zogaj.