Një tragjedi ka ndodhur në mesnatë në Tiranë. Një aksident u ka marrë jetëm 3 personave, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja përballë ish- Radiostacionit në Kodër-Kashar, ku mjeti ka dal nga rruga dhe për pasojë humbën jetën 3 pasagjerë, ndërsa drejtuesi ndodhet në spital. Ismail Sula, Lulzim Sula dhe Dashamir Dema janë 3 viktimat e aksidentit tragjik ndërsa drejtuesi i mjetit është shtetasi Zija Murati 27 vjeç. Aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Burime nga vendi i ngjarjes treguan se makina është shkatërruar totalisht, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Tiranë/Informacion paraprak
Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.