Një ndër emrat më të lakuar në javët e fundit ka qenë Ervis Martinaj bashkë me pikëpyetjen mbi fatin e tij.
Të shumta kanë qenë hipotezat që kanë treguar në media gazetarë të ndryshë, ndërkohë së fundmi, gazetari Poli Hoxha ka deklaruar se një nga pistat kryesore të policisë në lidhje me të shumëkërkuarin, është se Ervis Martinaj është gjallë dhe ndodhet në një vend të Amerikës Latine.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se zyrtarë të policisë, por edhe politikanë kanë lidhje me bizneset e Ervis Martinajt.
“Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martinajt. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine.
Është shumë e fortë si pistë. Me çështjen e Ervis Marinajt, segmentë të rëndësishëm të policisë janë kokë e këmbë brenda, segmente të biznesit dhe të politikës nga të dyja krahët. Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike”, theksoi gazetari.
Ervis Martinaj është në kërkim nga SPAK si i dyshuar për porositjen e një vrasjeje që nuk u realizuam për të cilën i kishte ofruar të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani deri në 500 mijë euro.