Nesër është data 29. Kjo datë më kthen pak në fëmijërinë time (nuk i kisha mbushur 10 vjeç). Po kthehesha për në shtëpi i bërë gjithë baltë. Kisha lujt me top, me top llastiku, fusha ishte gjithë baltë. Kur i’u afrova shtëpisë, nana kishte ndez një zjarr me krande pamuku, kur më pa ashtu me pyeti:
-Ku je ba kështu ?
-Luajta top.
-Laju shpejt e fillo me ba mësimet.
-Ka kohë për mësimet, se nesër kemi festë e nuk kemi shkollë.
Nana mori peshqirin, me mbështolli me të, po më fshinte.
-Si më the, nesër kemi festë? Dëgjo, nesër ne nuk kemi festë biri i nanës, kjo datë është data që na mori gjithçka, është data që na mbyti Lirinë. Ti biri i nanës në shkollë me shokët e klasës, ashtu thuaj kemi festë Mos i thuej kujt se ne nuk e festojmë se na fusin në burg.
-Po pse na fusin në burg, çfarë është burgu nanë?
-Kur të rritesh do ti mësosh të gjitha.
Më puthi e më tha: Mos harro porosinë.
U vesha e ju drejtova sofrës me hangër. Beli me Lajden (motra) ku janë?Lajdja ka shku me mbushë ujë në pus e Beli (është vëllai Sokoli, kështu i thirrnim ) ka shku me ble bukë.
Nuk kaloi shumë kohë me e kuptu se data 29 ishte datë që mori shumë jetë njerëzish të pafajshëm. Është data që mbyti Lirinë. Nana ime iku e re nga kjo jetë. Unë sot e gjithmonë puthi e përqafoj pa pra kujtimin e saj. /Nga Simon MIRAKAJ, publikuar në Facebook/