Prej shumë orësh, qyteti i Shkodrës është pa ujë të pijshëm. Një defekt në linjën e furnizimit me energji elektrike të Stacionit të Pompave të ujësjellësit në Dobraç, ka sjellë ndërprerjen e këtij sherbimi jetik për shkodranët.
Lidhur me situatën e krijuar, ka reaguar edhe kryebashkiaku Benet Beci, i cili po ndjek nga afër situatën e krijuar dhe punën për gjetjen e riparimin e defektit të rëndë, ardhur si pasojë e motit të keq të një nate më parë.
“Një difekt i rëndë në linjën që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Dobraç ka bërë që prej orësh një pjesë e qytetit të vuajë mungesën e ujit të pijshëm.
Në lidhje me këtë situatë ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime e Qarkut Shkodër ndodhet në terren që në orët e para të mëngjesit së bashku me punonjës të OSHEE-së për riparimin e difektit.
Sipas ekspërtëve është evidentuar difekti dhe pritet që shumë shpejt situata t’i kthehet normalitetit.”, shkruan Beci në publikimin e tij në faqen zyrtare në Facebook.