Sot në Gjykatën Tiranës kanë dëshmuar prindërit e të riut Marvi Mihali, të cilat janë shprehur se e kanë marrë vesh lajmin kur kanë qenë në Sarandë me pushime. Pavllo Mihali u shpreh se nga videoja duket qarte qe Dejvi Bitraj ka qenë personi që ka goditur me mjet prerës Marvin teksa po përpiqej të shuante konfliktin. Fillimisht është goditur, sipas tij nga Eugen Bitraj dhe me pas nga Dejvi Bitraj. Pavllo Mihali, ish-rekordmeni i kercimit me shkop tha ne gjykate se katër te akuzuarit janë kontingjent kriminal dhe ishin nisur për të vrare natën e sherrit duke qenë të gjithë të armatosur.
Ndërsa nëna e Marvi Mihalit ka thënë se djali i saj u godit dhe u tërhoq zvarre edhe pasi u qëllua me thike nga Dejvi Bitraj. Sipas saj ai është rrahur deri sa ka dhëne shpirt nga katër të pandehurit. Ajo bëri apel që të katër të akuzuarit të dënoheshin për vrasje me paramendim.