Ekzekutimi i Endri Mustafes, Mustafë Lici: Bashkepunetori i krimit qe eshte i mitur eshte punetor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kane thene qe te thote se krimin gjoja e kane kryer me Ibrahim Licin.
Ne jetojme te mbrojtur nga kamerat. Eshte skenar i pergatitur nga policia, por eshte nje bllof i radhes qe do deshtoje.
Me daten 17 ky drejtor policie ka hequr nga kerkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prap. Ky eshte i njejti krim si tek Ferracaku dhe vellai i te miturit ka folur edhe atehere duke thene se vrasjen e kane bere Ibrahimi Lici por ne jetojme me kamera. Kjo eshte nje flluske. Keto sherbetoret punojne pastrues baglash tek Astmer Bilali dhe punetor te Bajrave.
Familja e di shume mire se kush ia ka vrare djalin dhe kush e ka nxjerr jashte me telefonate. Krimi eshte sofistikuar ne ate menyre sa jetojme ne epoken e horave dhe vagabondave ndersa kane mbeshtetjen e policise se ndrysh nuk kishin arritur deri aty. Ne kemi arme shume te fuqishme para policise pasi kemi kamera ku jetojme dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni per baze kete shpifje.
Eshte fatkeqesi qe jetojme ne epoken e krimit dhe te horave por nuk kemi çfare te bejme. Flluskat e sapunit do bien shume shpejt poshte ashtu siç kane rene te tjerat vrasje qe i kane ngarkuar. Rrjedhin keto kriminel dhe eshte e habitshme si jane bashkuar gjithe bashke.
Une kam qene tek familja e viktimes per tu pjekur, u perqafova me nenen e tij, dajat, xhaxhallaret dhe ata me thane se e dime se kush na e beri dhe jane te gatshem te tregojme se çfare marredheniesh kane me familjen tone. Kjo eshte bere vetem nga frika e vdekjes, kane futur nje te mitur duke e paguar per te denuar nje tjeter por kjo nuk ka si te ndodh. /StarPlus TV/