Evals Serreqi, është një i ri që ka vendosur të hidhet në politikë, duke u inkuadruar në radhët e Lëvizjes për Ndryshim të iniciuar nga Jozefina Topalli, ish- kryetare e Kuvendit, ish- deputete e Shkodrës dhe ish- nënkryetare e PDSH- së. Duke gjykuar nga mbiemri, shumë mund të mendonin se Serreqi do të ishte kandidat në Shkodër. Në fakt, ai do të kandidojë për deputet në Elbasan.
Pavarësisht kësaj, Evald Serreqi është pinjoll i familjes së njohur shkodrane, mbiemrin e të cilës mban. Ai ka lidhje farefisnore me Imzot Jak Serreqi, klerik e atdhetar i njohur por edhe me një personazh tjetër të njohur pas vitit 1990. Ai është nipi i Alfred Serreqit, ministër i jashtëm në vitet 1992- 1996, kur president i plotfuqishëm i vendit ishte Sali Berisha.
Alfred Serreqi, me profesion mjek, u angazhua në radhët e PD- së duke qenë shef i Marrëdhënieve me Jashtë i PD- së për tu emëruar ministër i jashtë pas fitores së zgjedhjeve me 22 mars 1990. Natyrisht, ishte edhe deputet i PD- së. Pas këtyre viteve si ministër, Serreqi u tërhoq për të dalë në hije nga politika.
Pas 25 viteve, mbiemri Serreqi, tenton të kthehet në politikë, përmes nipit të ish- ministrit të jashtëm Alfred. Evald Serreqi me formim akademik në inxhinieri informatike dhe financë kontabilitet, lektor në Universitetin e Elbasanit ka zgjedhur të kandidojë në vendlindjen e tij Elbasan, me partinë me të re politike,“Lëvizja për Ndryshim”. Interesant është fakti se Evaldi mban të njëjtin mbiemër si dhëndrri i Jozefina Topallit, Angjelin Serreqi. Megjithatë, nuk mund të pohojmë nëse kanë lidhje farefisnore Evaldi me Angjelinin. /ShkodraWeb Media/