Fundi i kësaj jave do të jetë shumë i pasur me veprimtari kulturore e sportive në Shkodër.
Një prej tyre është edhe TUBA Fest, një festival muzikor i shtrirë në 2 ditë në Kalanë e Shkodrës, që do të sjellë performancat live të artistëve dhe grupeve shqiptare më me zë. Bashkia Shkodër ka mirëpritur kërkesën e organizatorëve dhe ka ofruar bashkëpunim për realizimin e kësaj ngjarjeje kulturore që pasuron jetën e qytetit dhe e promovon atë, sidomos te të rinjtë.
Ndaj sot pata kënaqësinë të takoja dy djemtë nga Shkodra, Mersin Gogla dhe Endri Nasufi, përfaqësues të Concept Marketing Albania, të cilët e organizojnë këtë festival në qytetin e tyre të lindjes, edhe vetë kanë ngritur kompaninë e tyre në Tiranë.
Në bashkëpunim me organizatën “New Vision” dhe me mbështetjen e Ministria e Kulturës e të një sërë sipërmarrjesh private, TUBA Fest frymëzohet nga tradita shqiptare e muzikës dhe kohës mes miqve, por tashmë me një prekje moderne, e na pret në Kala në datat 15-16 shtator. Suksese e le ta shijojmë së bashku! /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të kryebashkiakut Benet Beci/