Angela Merkel po shkon drejt një mandati të katër si kancelarë e Gjermanisë pasi partia e saj e qendrës së djathtë CDU dhe partia simotër CSU fitojnë me 32% të votave, sipas sondazheve fillestare. Ky sondazh vë kristian-demokratët para partnerëve të koalicionit të tyre dhe rivalit kryesor, Partisë Socialdemokrate SPD, të kryesuar nga Martin Schulz, i cili përfundoi një fushatë të mjerueshme me vetëm 20% të votave, shkruan The Telegraph. Sipas exit polleve deri tani në Bundestagun gjerman futen 6 parti politike.