Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, ka fituar mandatin e tretë radhazi me 14 maj 2023. Fitorja e tij nuk është vënë asnjëherë në diskutim përballë kandidati Isa Ramaj, i mbështetur nga “BF” dhe PD- ja lokale.
Marinaj ka zhvilluar një fushatë intensive, duke u takuar me banorët në të gjitha njësitë administrative të Malësisë së Madhe, me të cilët ka diskutuar për çfarë është bërë dhe synimet e mandatit të tretë.
Ditën e sotme, ai ka zhvilluar edhe një festë, në shenjë falenderimi për të gjithë ata që e mbështetën në garën e tretë radhazi, të fituar tashmë në Malësinë e Madhe.
“Fitoren e kemi bashkë! Faleminderit Malësia ime!”, shkruan kryebashkiaku Tonin Marinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka publikuar edhe disa foto nga eventi i organizuar.A