Sot zyrtarisht, ShkodraWeb Media futet në vitin e 5- të jetës! Me 14 korrik 2017, nisëm një rrugëtim në botën e madhe të mediave online, mbështetur në parimin “E Verteta nuk negociohet”. Në mbyllje të këtij katër vjeçari, jemi sërish këtu, me identitetin tonë tashmë të krijuar e konsoliduar, me bindjen për të vijuar ecjen përpara.
Kur u nisëm, i bëmë vetëm një premtim vetes por edhe të gjithë atyre që do të zgjidhnin të na mbështesnin: Nuk do të caktojmë kohëzgjatjen e kësaj media informative dhe argëtuese! E nisëm me platformën Facbook, për të qenë sot të pranishëm në të gjitha rrjetet sociale, të paktën ato më kryesoret.
Jemi përpjekur jo vetëm të informojmë por edhe të promovojmë vlera. Kryefjala jonë është Shkodra, zemra jonë është kuqezi dhe shpirti është liria. ShkodraWeb Media ka qenë dhe vazhdon të mbetet të dritare por edhe një derë e hapur për këdo që ka nevojë për zë, për tu dëgjuar e për të folur. E kjo është krenaria jonë më e madhe sot.
Teksa shikojmë sot se 9.534.786 klikime kanë ardhur në këto 4 vite në hapësirën tonë, ku vetëm për vitin e fundit janë 3.118.588 klikime nga lexuesit e mbështetësit tanë (8.544 klikime në 24 orë), na del nga thellësia e zemrës, shpirtit e mendjes tonë vetëm një fjalë: FALEMINDERIT! Faleminderit të gjithë atyre që na besojnë, na vlerësojnë dhe na mbështesin!
Një felenderim të detyrueshëm por edhe me kënaqësi, e kemi për të gjithë kolegët, të gjitha mediat që kemi bashkëpunuar gjatë këtyre viteve. Jemi të vendosur që këtë bashkëpunim të shkëlqyer, ta vazhdojmë dhe ta thellojmë edhe më shumë në interesin e informimit dhe argëtimit të lexuesve tanë!
Sot, kemi thjeshtë një premtim për të gjithë ju: Do të vazhdojmë të besojmë se “E Verteta nuk negociohet” sepse jemi të bindur tashmë se “E Verteta të bën të lirë!”. “Liria jonë është Liria juaj” dhe ne ua vëmë atë në dispozicionin tuaj të plotë! Për sa kohë që do të ekzistojmë! FALEMINDETIT! /Stafi i ShkodraWeb Media/