Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove, pasi akuzohet për falsifikim.
Mësohet se Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish- bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi ky i fundit pretendon se ajo kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën.
ZËRI ka zbuluar se dënimi ndaj aktores është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, mund ta vuajë jashtë dënimin e saj.
Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.