Një njoftim fantastik i publikuar para pak minutave në rrjete sociale! Paratë që nevojiten për mësues Fatjonin, thuajse janë mbledhur. Duhen edhe rreth 400 euro që shuma që arrijë 19.500 euro, aq sa duhen për të realizuar trajtimin në Gjermani për Fatjonin. Lajmin e ka dhënë me një postim të shkurtër, falenderues në Facebook, Marsida Fishta, iniciatore e fushatës për mbledhjen e fondeve. Ajo shkruan:
“19.087 € ne ket moment!
Shkoder loce jena shum te emocionum per solidaritetin dhe mirkuptimin qe na keni tregu me pjesmarrjen tuj ne mbledhjen e fondeve. Pa ju sdo kishte ken e mujtun. Ju falenderojme me gjith shpirt! Sidita Fishta Brilanda Fishta Sulejmani ShkodraWeb”.
Ishte një solidaritet dhe sensibilizim i jashtëzakonshëm, i cili na bën krenarë të gjithëve ne si shqiptarë e shkodranë. Ata që kanë patur mundësi financiare, kanë dhënë kontributin e tyre financiar. Por edhe ata që nuk kanë patur mundësi të kontribuojnë, kanë shpërndarë me mijëra herë në rrjete sociale njoftimin për të sensibilizuar sa më shumë njerëz.
Ju falenderojmë nga zemra të gjithëve! Duke nisur me Marsidën, Antonjetën që dhanë “shkëndijën” e parë. FALEMINDERIT të gjithë atyre që dhanë diçka nga vetja, edhe pse në kushtet e vështira të pandemisë që po kalon gjithë bota. FALEMINDERIT të gjithë atyre që përhapën lajmet dhe njoftimet për ti dhënë mundësi të kontribuojnë për të siguruar shumën e nevojshme. FALEMINDERIT edhe atyre që mbase nga shtëpitë e tyre, u lutën që të gjithë bashkë t’ja arrijmë qëllimit, për ti dhënë një shpresë shërimi mësues Fatjonit por edhe për të rikthyer buzëqeshjen bashkëshortes e fëmijëve. Ju jemi MIRËNJOHËS për çfarëdolloj kontributi që keni dhënë! /ShkodraWeb Media/
Te dhenat bankare: Brilanda Sulejmani
Raiffeisen llogaria ne Euro: 0003938987
IBAN: AL93202510020000000003938987
Raffeisen Llogaria ne leke(All). 3601938987
IBAN: AL91202510190000003601938987
Llogaria në GoFundMe për të ndihmuar me sa keni mundësi, klikoni KËTU