Nga Blerti Delija
Kam qene i bindur, ndoshta jo qe ne diten e pare qe plasi “Ceshtja Tahiri” se ishte nje mekanizem per te mveshur me imunitet te pakten 2 persona te anatemuar prej vitesh si te perfshire ne afera ekonomike- kriminale: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kjo per arsyen e thjeshte se tashme, pasi qe Keshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit rrezoi kerkesen e Prokurorise per ta arrestuar Tahirin, eshte e veshtire qe te miratoje nje kerkese te mundshme per politikane te tjere te redesishem ne vend, te cileve mund t’u vije rradha te perballen me “drejtesine e re”. Jam i bindur se “Ceshtja Tahiri” u vuri kapak arrestimit te mundshem te ish- zyrtareve te larte qofte edhe nga SPAK, te pakten deri sa te jene te mbrojtur nga imuniteti parlamentar.
Nuk eshte hera e pare qe bej nje analogji ne mes ceshtjes “Tahiri” me ceshtjen “Atentati Doshi”. Nuk kam fakte, as indicie por thjeshte nje perceptim qe sipas meje, i bashkon keto dy ceshtje ne ecurine e tyre. Ceshtja “Doshi” u perdor per te goditur Ilir Meten ne krye te Kuvendit. Ndersa “skenari” nuk eci ashtu si duhet, “aktoret” u terhoqen nje nga nje duke nisur me drejtorin e Pergjithshem te Policise Didi, ministrin e Brendshem Tahiri dhe kryeministrin Rama. Rezutati: Tom Doshi ju dorezua drejtesise, edhe pse akuzat e ngritura nga Prokuroria ishin thuajse qesharake krahasuar me ato qe iu publikuan Tahirit para disa javeve.
Ndersa ceshtja “Tahiri” duket si nje “corape” e kthyer mbrapsht krahasuar me ceshtjen “Doshi”. Saimir Tahiri u nis te behej “kurban” ne emer te ndjekjes se shembullit te Kroacise per te ndihmuar ne pershpejtimin e marrjes se statusit te vendit kandidat ne BE. Nuk ka as me te voglin dyshim se arrestimi qofte edhe per 24- ore i ministrit me te suksesshem socialist ne 4 vite, do te bente jehone te madhe ne Europe. Mbase ky ka qene “skenari” i ideuar nga Rama me mbeshtetjen e disa ambasadoreve te huaj ne Tirane. Nuk mund ta perjashtoj apriori edhe perfshirjen e Bashes ne kete skeme, mbase si pjese e marreveshjes se 18 majit 2017. Ne kete linje mund te shkoje edhe publikimi nga shefi i Opozites i dosjes thuajse te plote te Prokurorise se Katanias per te implikuar publikisht Saimir Tahirin ne grupin kriminal “Habilaj”. Natyrisht, dyshja tjeter e politikes Berisha- Meta, e ndjene rrezkun. Keshtu, hyri ne loje prokuroria, pa me te voglin dyshim nen urdhrat e kesaj dysheje. Organi i akuzes, beri “gabimin” e pafalshem: Nisur nga shkrimet e medias por edhe publikimi i nxituar i dosjes ne internet nga Basha, prokuroria hapi hetimin kryesisht. Jo vetem pak, por ne me pak se 48 ore kerkoi arrestimin e Saimir Tahirit. Ky i fundit, duke ndjere rrezikun zhvilloi takime me disa eksponente te larte politike, mes te cileve edhe kryeministrin Rama. Nga ana tjeter, i ftuar ne Opinion, Tahiri shperndau mesazhe pafund per opoziten, Ramen, Meten, Lu dhe shume aktore te tjere te rendesishem ne vend. Me daljen e tij publiko- televizive, Tahiri imponoi mosarrestimin e tij prokuroria, e cila ne fakt, ne asnje moment nuk e deshironte kete gje. Keshtu qe, “skenari” i nisur per ta bere “shembull” Tahirin ngeci ne fushen politike.
Por mesa duket, kane ndryshuar vetem linjat e veprimit te aktoreve. Nese berja “kurban” e Tahirit deshtoi ne fushen politike, palet po perplasen fushen juridiko- kriminale. Tashme Tahiri eshte nje qytetar qe do te hetohet i lire deri ne fund te kesaj ceshtje. Madje, pa asnje pozicion politik por me parzmoren e imunitetit parlamentar. Oret e fundit kane dale ne tregun mediatik dhe publik indicie te tjera qe shkojne ne drejtimin e implikimit te Tahirit me grupin “Habilaj”. Nga Italia, gazetaret qe kane akses me shume se ne ketu ne Shqiperi ne dosjen e Katanias, shprehen thuajse te sigurte qe Saimiri eshte ish- ministri i Brendshem. Po ashtu, arrestimi i nje personi me mbi 800 mije euro ne makine dhe me dy patenta per drejtim skafi te Tahirit, jane indicie jo pak te rendesishme. Natyrisht, edhe ne ditet ne vijim, mund te kete te tjera zbulime apo arrestime. Ai qe e beri publik arrestimin e biznesmenit Orest Sota me shumen e parave dhe dokumentet e ish- ministrit, si per cudi ishte perseri lideri i opozites Lulzim Basha. Meqenese beteja ne fushen politike ka perfunduar, tashme edhe aktoret e tjere qe kane siguruar imunitetin permes ceshtjes “Tahiri” po perpiqen ta fundosin ish- ministrin e brendshem ne planin juridiko- kriminal. Ndersa prokuroria po vijon punen ne prapaskene (ashtu sic eshte funksioni i saj), Berisha nuk po e kursen permes “oficerit dixhital”, teksa presidenti Meta nuk mund te beje asgje tjeter vec percjelljes se mesazheve publike se “nuk ka te paprekshem”.
Saimir Tahiri eshte zgjedhur te behet “kurban”! Ne gjuhen e dominove “loja po vjen e mbyll veten”. Rreth ish- ministrit po ngushtohet rrethi. Indicie dhe prova ketej dhe andej Adriatikut po prodhohen e zbulohen cdo dite. Aleatet e para disa javeve ne politike, kane zgjedhur terheqjen nga beteja juridiko- kriminale. Gjate kesaj kohe, aktoret e rrezikuar ne hapesiren politike, pa me te volgin dyshim po pastrojne veten dhe po depistojne cdo lidhje te mundshme me Tahirin. I izoluar politikisht dhe nen vehzgim te panderprere nga organet ligjzbatuese, ish- ministri po merr masat e tij duke vene ne pune lidhjet jashte politikes. Mund te konsiderohet nje levizje e zgjuar nga ana e tij, por njekohesisht edhe e rrezikshme. Si ne rastin e fundit te bisnezmenit te arrestuar, mund te sjellin rendimin e pozites se Tahirit. Por edhe ne kete rast, ka nje pyetje qe mbase nuk mund te marre pergjigje tani: A ka ruajtur ndonje “as” nen menge per dite te veshtira ish- ministri? Tahiri mund te behet kurban, por…a do te marre ndokend me vete ne emer te realizimit te skenarit kroat edhe ne Shqiperi…?!