Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka thirrur pak minuta më parë në ambientet e ministrisë së Brendshme një takim. Nga burime mediatike mësohet se bëhet fjalë për një takim konsultativ me deputetë dhe ekspertë në kuadër të vettingut. Në takim mësohet se është edhe Avokati i Popullit, Kreu i ILDKPI, ai i SHCBA dhe drejtori i pastrimit të parave.