Kina, përmes hakerave dhe rrjetit të saj të spiunazhit, po punon në përpjekje për të vjedhur zbulimet lidhur me vaksinën për korona virusin nga studiuesit amerikanë.
Alarmi, raportuar nga New York Times e ka ngritur FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Sipas mediave amerikane, FBI po përgatiten të lëshojnë një ‘paralajmërim publik’ për të paralajmëruar të gjithë për ofensivën e Pekinit.
“Ne jemi duke udhëhequr botën në kërkimet mbi trajtimin dhe vaksinat. Është imorale të gôdasîm Kinën me thashetheme dhe shpifje në mungesë të provave.”
Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian sipas New York Times. Kina, shton Zhao, “mbështet fuqimisht sigurinë në internet dhe është vîktîmë e sulmeve kibernetike”.
Ndërkohë, Presidenti Amerikan Trump ka ripostuar një artikull që citon zbulimet e të përjavshmes gjermane Der Spiegel, sipas së cilës udhëheqësi kinez Xi Jinping personalisht i kërkoi Organizatës Botërore të Shëndetit në 21 Janar të vonojë shpërndarjen e informacionit për transmetimin e koronavirusit nga njeriu tek njeriu dhe deklarimin e pandemisë. Zbulimi i Der Sipegel vjen bazuar në burime të inteligjencës gjermane.