Një tjetër “i fortë” po përgatit “letrat” për të kërkuar lirimin me kusht nga burgu. Bëhet fjalë për Zani Çaushin, fama e të cilit në 1997- ën dhe në vijim, kaloi kufijtë e Shqipërisë. Akjtualish, “kapoja” i Vlorës është në burgun e Drenovës, ku sipas vendimeve të gjykatave shqiptare, duhet të qendrojë përjetësisht.
Zani Çaushi kërkon të lërë qelinë pasi thotë se është rehabilituar. Ai gjithashtu ka deklaruar se do të punësohet nëse rifiton lirinë.
“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mítùr. Do të punësohem nëse më lirojnë“, ka thënë ai.
Më 17 korrik është caktuar seanca ku Çaushi do paraqesë provat, ndërsa më herët janë zhvilluar edhe dy seanca të tjera gjyqësore. Në vitin 1997, Çaushi priti dhe “siguroi” në Vlorë Romano Prodin, ish- kryeministër i Italisë dhe ish- presidenti i Komisionit Europian. Përmes kësaj ngjarje, ai u bë personazh i mediave në vendin fqinj por edhe atyre në Europë e më gjërë. /ShkodraWeb Media/