Abuzimi me emrin dhe mbi të gjitha me moshën për të sulmuar një person të pushtetshëm përmes një njeriu të zakonshëm, qoftë edhe polic. Është kjo fabula me e fundit, e radhës dhe jo e fundit në mediat shqiptare, atyre që profesionin e informimit e kanë vënë në sherbim të politikës së ditës për dizinformim.
Ervin Zela, sipas Policisë së Shtetit, nga viti 2022 është punonjës i policisë dhe ka vitlindjen 2000. Është pikërisht personi që shikoni djathtas, në foto më poshtë. Siç është e kuptueshme, ka edhe të tjerë me këtë emër. Mes tyre, një shqiptar emigrant në Itali, i cili u dënua për pjesëmarrje në vrasjen e një italiani me 2 shkurt 2008.
Në vitin 2014, Gjykata e Kasacionit në Itali, e dënoi me 12 vite burg. Nga mediat italiane, në kohën kur ndodhi ngjarja tragjike, pra 2 shkurt 2008, Ervin Zela ishte 29 vjeç. Pra sot i bie që ai të jetë rreth 45- vjeç. A shfaq këtë moshë personi në foton poshtë, djathtas?! Sigurisht që jo.
Përtej kësaj, foto majtas është foto e Ervin Zela pak ditë pas përfshirjes në krim në Itali, në vitin 2008. A ka ndonjë ngjashmëri me foton djathtas? Edhe pa qenë ekspert, e kupton se nuk kanë.
Të gjitha këto informacione, përmes një kerkimi të thjeshtë në Google, mund ti aksesojë çdokush, edhe pa qenë gazetar. Por sigurisht, kur media kthehet në çifte apo hanxhar, parimet profesionale të të fundit, për të mos thënë se nuk ekzistojnë fare.