Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias, njeriu që ka qenë më shumë vite kryeredaktor i gazetës “Albania” dhe gazetës “RD”, tashmë është rikthyer në drejtimin e një medie siç është televizioni “A2 CNN”.
Nga burime zyrtare mësohet se tashmë është bërë prezantimi i Astrit Patozit me stafin dhe detyra e tij do të jetë administrator i kompanisë.
Sipas të njëjtave burime, Patozi menjëherë ka filluar punën për sezonin e ri mediatik për të çuar “A2 CNN” në një nivel tjetër.
Astrit Patozi është gazetar dhe politikan që prej shumë vitesh ka punuar në media, më pas ka pasur detyra të rëndësishme politike deri te kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetar i Partisë Demokratike.
Ai u nda nga linja zyrtare e PD-në në vitin 2017, pas përplasjeve dhe përjashtimit nga Lulzim Basha.
Më pas me një grup demokratësh themeluan “Bindjen Demokratike” dhe prej disa kohësh ai është tërhequr nga jeta aktive politike. Thjesht dhe vetëm është parë në disa deklarata dhe qëndrime publike.
Tashmë ka vendosur t’i rikthehet profesionit të tij, drejtimit të medias, ku ka punuar për disa dekada.