Vjedhja e lopëve është kthyer në një feomen shqetësues. Prej kohësh ajo po raportohet kryesisht në Veri të vendit, në Lezhë dhe në Shkodër. Interesant është fakti se 3 krerë lopë janë vjedhur vetëm brenda pak orëve në një territor shumë të ngushtë, në mes Lezhës e Shkodrës. Lopët kanë një vlerë të lartë monetare për t’u shitur, por ajë që është e çuditëshme është se pasi vidhen, kërkojnë mjet për t’u transportuar. Përveç marrjes së denoncimeve, policia bën me dije se po punën për kapjen e autorëve të vjedhjeve. Më poshtë 3 njoftimet e policisë për po kaq vjedhje në një territor mjaft të ngushtë.
“Më datë 28.04.2018, gjatë natës, në Ishull Lezhë, në stallën e bagëtive shtetasit N.K vjeç 47, i kanë vjedhur një lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. Nr Unik 201804280163.
Më datë 28.04.2018, gjatë natës në fshatin Barbullush, në kasolle, shtetasit G.E, vjeç 73, i kanë vjedhur një lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 28.04.2018, gjatë natës, në fshatin Barbullush, në kasollen pranë banesës, shtetasit SH.RR vjeç 75, i kanë vjedhur një lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.”.