Ditën e diel, në Velipojë, Bashkia e Shkodrës hapi sezonin turistik veror. Aktivitetet kan nisur gjatë paradites për të kulmuar në mbrëmje, me një koncert, i cili tërhoqi vëmendjen e qindra spektatorëve.
Gjatë gjithë aktiviteteve, ka qenë i prnishëm edhe kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, i cili është shfaqur mjaft i përfshirë në vetë të parë tek të gjitha eventet, duke u zhveshur nga “kostumi zyrtar”.
“PHOTOALBUM/ Festa e çeljes së sezonit turistik në Velipojë”, shkruan Spahia në një publikim në rrjetet e tij sociale, duke u përqendruar pikërisht tek koncerti festiv.