Dita e martë, 22 mars 2022, është ditë pushimi zyrtare si Dita e Sulltan Novruzit, e cila festohet nga besimtarët bektashinj. Mësohet, se qeveria shqiptare ka vendosur që të shtojë edhe një ditë tjetër pushimi, me një arsye që lidhet me çmimin e energjisë elektrike.
Burime nga qeveria bëjnë të ditur se ne mbledhjen e Këshillit të Ministrave që zhvillohet sot do të merret vendimi që dita e hënë do të jetë pushim zyrtar.
Meqenëse dita e martë 22 mars është pushtim zyrtar për shkak të Festës së Sulltan Novruzit, burime nga qeveria thanë se në mbledhje do të vendoset të bëhet pushim edhe e hëna e 21 marsit. Arsyeja për këtë vendim mësohet se ka të bëjë me kursimin e energjisë.
Kështu, administrata publike, do të nisë pushimet të premten për tu rikthyer në zyra të mërkurën e 23 marsit, 4 ditë pushim për festën e Sulltan Novruzit.