Ambasada Amerikane në vendin tonë u tërheq vemendjen gjithë shqiptarëve që janë apo synojnë të nisen në SHBA me vizë turistike. Me një shënim në faqen e vetë në FB, ambasada kërkon të bëni kujdes e t’u përmbaheni kushteve:
Mesazhi i ambasadës
Sigurohuni që t’u përmbaheni kushteve të vizës tuaj turistike! Largohuni nga SHBA-të në kohë, mos punoni dhe mos studioni me vizë turistike. Me kënaqësi do të mirëpres pyetjet tuaja!